Sunday , October 25 2020
Lajmi i fundit

Këshilli gjyqësor: BUZUKU PROPOZOI SHKARKIMIN E SEKULIQIT

Sud-Gjykata-GjyqiKëshilli gjyqësor në mbledhjen e mbajtur me 06.06.2014, duke vendosur sipas propozimit të kryetares së Gjykatës themelore të Ulqinit Lirije Buzuku për shkarkimin e gjykatësit Radomir Sekuliq, ka vërtetuar që ka baza për zbatimin e procedurës për shkarkimin e tij, thuhet në kumtesën e këtij institucion të cilin e drejton kryetarja e Gjykatës supreme Vesna Medenica.

Shtohet që ky propozim i kryetares së Gjykatës të Ulqinit Këshilli ia ka dorëzuar Komisionit disiplinor për hetimin e arsyes së shkarkimit.

Medenica, përndryshe, më herët ka paralajmëruar që “atje ku shfuqizohen më shumë se 30 për qind e vendimeve në dy vitet e fundit do të iniciohen veprimet për shkarkimin e gjaqëtarëve”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top