Friday , January 15 2021
Lajmi i fundit

Këshilli për financa i KK: OPOZITA MË E PËRGJEGJSHME SE PUSHTETI

Kuvendi, Hatixhe Gjoni, SkupstinaVetëm sjellja e përgjegjshme e anëtarëve të opozitës në Këshillin për financa solli sot mendimin pozitiv të këtij trupi punues parlamentar për vendimin e qiradhënies së tokës për ndërtimin e akva parkut në Shtoj.

“Kjo që ato bëjnë është e papërgjegjshme, sepse disa përfaqësues të koalicionit qeverisës nuk erdhën në mbledhjen e Këshillit”, tha për Portalin Ul-info shefja e Klubit të këshilltarëve të Unionit demokratik të Shqiptarëve dhe anëtarja e Këshillit për financa Hatixhe Gjoni.

Ajo ta që votimi i sotëm i opozitës është edhe një dëshmi se ajo do të përkrah çdo vendim që është në interes të Ulqinit.

Në krye të këtij trupi punues parlamentar është, përndryshe, Rexhep Taganoviq nga radhët e Partisë demokratike të Socialistëve.

Pritet që në mbledhjen e nesërme të Kuvendit komunal të Ulqinit të miratohet vendimi i përmendur.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top