Wednesday , September 30 2020
Lajmi i fundit

Këshilli për vetëqeverisje lokale: TETË MUAJ HESHTJE TË KËSHILLIT PARLAMENTAR

Xhaudet Cakuli, Dzaudet CakuliSot janë tetë muaj prej kur organizatat joqeveritare kanë dorëzuar emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit për mbrojtjen dhe zhvillimin e vetëqeverisjes lokale.

Por, Këshilli për zgjedhje dhe emërime i Kuvendit komunal të Ulqinit, në krye të së cilit ndodhet Xhaudet Cakuli, funksionari i Forcës së re demokratike, për këtë gjë akoma nuk e ka sjell vendimin.

Sipas Statutit të komunës, ky trup duhet të formohet 60 ditë nga konstituimi i Parlamentit lokal.

Nevoja e formimit të tij është e përcaktuar edhe me marrëveshjen e koalicionit të partive qeverisëse në Ulqin nga shkurti i vitit të kaluar.

Këshillat për mbrojtje dhe zhvillim të vetëqeverisjes lokale ekzistojnë në të gjithë komunat në Mal të Zi si mjet i mbrojtjes së lirisë dhe të drejtave të qytetarëve dhe të vetëqeverisjes lokale në tërësi.

Për shkak të mosekzistimit të këtij trup, pushteti lokal në Ulqin është kritikuar edhe në mbledhjen e fundit të Bashkësisë së komunave të Malit të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top