Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Këshilltarja Kurmemoviq: SA MË PARË TË VAZHDOHET SEANCA E NDËRPRERË E KUVENDIT

ArijanaShefja e klubit të këshilltarëve të Lëvizjes qytetare URA Arijana Kurmemoviq ka deklaruar se Kuvendi komunal i Ulqinit duhet ta vazhdojë sa më parë seancën e parë të kuvendit të sivjetmë.

“Nuk duhet rikujtuar se sa pikë të rëndësishme të rendit të ditës presin vazhdimin e mbledhjes, nga çështjet e rëndësishme për infrastrukturë deri tek kompletimi i parcelave kadastrale dhe pikë tjera të cilat janë të rëndësishme si për qytetarët ashtu edhe për funksionin sa më efikas të administratës”, tha ajo.

Sipas fjalëve të tija, situata financiare në komunë, si dhe rendi komunal në qytet, nuk janë në nivelin e kënaqshëm. “Një sërë propozimesh me rëndësi për administratën lokale i janë dërguar Kuvendit tonë për miratim dhe kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes në të gjitha fushat, siç janë vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e vendimit për tatim në patundshmëri, taksës së banimit, taksave lokale komunale dhe vendimi për rendin komunal, si dhe shumë vendime me rëndësi vitale sidomos për periudhën e sezonit turistik”, tha ajo duke theksuar se për këtë arsye duhet të punohet shumë dhe shpejtë.

Ajo rikujtoi se Parlamenti lokal është në periudhën e seancave të rregullta deri më 31 korrik.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top