Monday , August 21 2017
Lajmi i fundit

Këtë fundjavë: MANIFESTIMI TRADICIONAL “DITA E RUMISË 2017”

Dita-e-rumise-fotoKësaj fundjave, me 20 dhe 21 maj, Shoqata e bjeshkatarëve ”Rumia” nga Ulqini organizon për të gjashtin vit me radhë manifestimin tradicional gjithëpopullor ”Dita e Rumisë 2017”.

Qëllimi kryesor i këtij manifestimi është ruajtja dhe përtëritja e traditës shumëshekullore të popullatës vendore të daljes në majen e malit Rumisë, i cili konsderohet si simbol i ekzistencës së tyre. Poashtu qëllim në vehte është njohja me bukuritë natyrore të kësaj ane si dhe shoqërimi i bjeshkatareve dhe krijimi i njohjeve të reja ndërmjet tyre.

”Dita e Rumisë” si maniestim unik vlerësohet ndër veprimtaritë kryesore të kësaj treve duke tubuar adhuruesit e traditës, historisë, kulturës, natyrës, bjeshkatarisë etj. Gjatë viteve të kaluara pjesëmarrës kanë qenë me qindra bjeshkatarë nga Kraja, Tivari, Ulqini, Ana e Malit, Malësia, Shqipëria, Kosova etj, duke ndikuar në masivizimin e këtij manifestimi i cili me vlerat që përçon është bërë tashmë pjesë e ofertës turistike.

Për të gjithë pjesëmarrësit që këtë fundjavë do të na bashkangjiten, më poshtë është programi i këtij aktiviteti.

PROGRAMI

E shtunë, me 20 maj 2017
– Ora 20:00
Kamping tërë natën në fshatin Brisk Nalt të Krajës,

E dielë, me 21 maj 2017
– Ora 04:00
Nisja e bjeshkatareve nga Ulqini, para komunës,

– Ora 05:30 – 06:00
Grumbullimi i bjeshkatarët në fshatin Brisk Nalt,

– Ora 06:00
Nisja e bjeshkatareve për në Majen e Rumisë,

– Ora 11:00
Mbërritja e bjeshkatareve në Maje të Rumisë (1595m lmd)

– Ora 12:00
Garat popullore në Djerr tëm Rumisë

– Ora 13:00
Zbritja e bjeshkatareve në fshatin Brisk Nalt,

– Ora 16:00 – 16:30
Programi kulturo-artistik në fshatin Brisk Nalt,

– Ora 18:00
Shpërndarja e bjeshkatarëve dhe përfundimi i Manifestimi tradicional gjithëpopullor ‘’Dita e Rumisë 2017’’

Për më shumë detaje vizitoni faqen Shoqata e bjeshkatareve ‘’Rumia’’ – Ulqin në facebook

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top