Këtë javë: PREZANTIME TË SUKSESSHME NË PRISHTINË DHE MOSTAR

Zana SarvaTre ditët e kaluara delegacioni i komunës së Ulqinit dhe i Organizatës turistike kanë marrë pjesë në mënyrë të suksesshme në dy manifestime të mëdha rajonale.

Oferta e Ulqinit për sezonin e ardhshëm turistik ka ngjallur interesim të madh në Panairin e turizmit, udhëtimit dhe hotelerisë në Prishtinë. Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ishte i pranishëm ditën e parë kur iu dha nderi të ishte një nga ato që hapen këtë manifestim. Ai me drejtoreshën e palodhur të Organizatës turistike Zana Sarvan po ashtu ishte mysafirë në disa programe të medieve më të shikuar në Kosovë.

Nga ana tjetër, nënkryetari i komunës Safet Beci ka udhëhequr delegacionin e madh nga Ulqini në “Ditët e qershisë”, të 12 me radhë, në Mostar. Përveç që me atë qytet është nënshkruar Marrëveshja për bashkëpunim, prodhuesit e agrumeve nga Ulqini kanë dakorduar që prodhimet e veta ti plasojnë në tregun e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Është po ashtu e rëndësishme që me këtë rast në Prishtinë dhe Mostar janë prezantuar përmbajtjet interesante kulturore të cilën e ofron Ulqini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

LD në MZ: URIM KOSOVËS DREJT INTEGRIMEVE EUROATLANTIKE

Z-nj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës E nderuaara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, i