Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

KF “Otrant Olimpik”: KRYETARI MURATI JEP DORËHEQJE

Futboll, Fudbal, Otrant OlimpikKryetari i Klubit të futbollit “Otrant Olimpik” Arian Murati dha dorëheqje në mbledhjen e Këshillit drejtues të klubit e cila u mbajt të mërkurën mbrëma në ndërtesën e Komunës së Ulqinit, mëson Portali Ul-info.

Ai në këtë vend ishte nga gushti i vitit të kaluar.

Nënkryetarët e këtij klubi të Ulqinit janë Arjan Lamoviq dhe Halil Dali Truma.

“Otrant Olimpik” e përfundoi garën në vendin e pestë në tabelën e Ligës së dytë të Malit të Zi.

Ndërkohë, disa futbollistë e lëshuan klubin, gjersa disa, duke përfshirë edhe trajnerët, kërkuan që të ju paguhen borxhet e prapambetura.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top