Tuesday , July 7 2020
Lajmi i fundit

KF “Otrant Olympic”: TË PREMTËN FILLOI FAZA PËRGATITORE

IMG-f9f69845a48b80dceb5255db684007bd-VNga Klubi i futbollit “Otrant Olympic” njoftuan se të premtën filloi faza përgatitore në terrenet e KF “Akademia”.

Një ditë më herët u mbajtë mbledhja me lojtarët të cilëve iu drejtua kryetari i ri i klubit Safet Kaleziq dhe drejtori sportive Skender Rexha. Ato iu falenderuan kryetarit të Komunës Loro Nrekiq për besimin e dhënë, ndërsa lojtarëve i premtuan punë maksimale në mënyrë që klubi të stabilizohet dhe të provohet arritja e mbijetesës në Ligën e Dytë të Malit të Zi.

Këto ditë lojtarët do të marrin dy paga të prapambetura. Po ashtu, do të fillojë rikonstruktimi i dhomave të zhveshjes dhe krijimi i kushteve për punë në mënyrë që ndeshja e parë e vazhdimit të kampionatit të luhet në Ulqin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top