Friday , February 22 2019
Lajmi i fundit

Kik-boks: DERVISHI SHPALLET GARUESI MË I MIRË NË MAL TË ZI

Emir DervishiMbas suksesit të para pak kohëve, ku në Turneun ndërkombëtar “Budva Open” fituan shtatë medalje të arta, garuesit e kik boks klubit “Albulena” nga Ulqini vazhdojnë me suksese. Emir Dervishi në kategorinë – 81 për senior, Allmir Kollari dhe Marjan Dukagjini në kategorinë – 81 për junior u shpallën kampion të Malit të Zi në garën e cila u mbajt të dielën në Tivar.

Me dy fitore efektive, në gjysmë finale dhe finale, Emir Dervishi u shpall garuesi më i mirë i kampionatit, me çka edhe njëherë dëshmoi që bënë pjesë në majën e kik-boksit të Malit të Zi.

Përveç tre medaljeve të arta, garuesit e “Albulenës” fituan edhe dy medalje të bronzta dhe një të argjendtë, respektivisht Filip Gjakonoviq vendin e dytë – 91 për junior, ndërsa Alfred Koçi dhe Dushko Radulloviq fituan vendin e tretë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top