Të dielën, në Cetinë, është mbajtur gara internacionale në kik-boks “Trofej Prijestonice”, ku morën pjesë garuesit nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi.
Kik-boks klubi “Albulena” nga Ulqini në këtë garë u paraqit me katër garues, të cilët, në një konkurrencë të fortë, vazhduan me suksese.
Trofeun, për kategorinë -86kg, në mënyrë spektakolare e fitoj Ahmet Haxhimehmeti. Ai në ndeshjen finale, me nokaut në raundin e dytë, fitoi ndaj garuesit vendas të KK ”Llovqen” Nikolla Kotur.
Vendin e parë e fitoi edhe një garues i “Albulenes”, Ismail Ismaili, i cili në kategorinë -71 mposhti bindshëm garuesin e klubit “081” Lazar Çobeliq me vendim të gjyqtarëve 3:0. Vetëm një javë më parë, Ismaili u shpallë kampion i Shqipërisë për kategorinë -73 në garën e mbajtur në Tiranë.
Më pak fat kësaj radhe kishin Emir Dervishi dhe Marian Dukagjini, të cilët pësuan humbje në ndeshjet finale dhe u stolisën me medalje të argjendtë.