Tuesday , June 27 2017
Lajmi i fundit

KK: I PASIGURT VAZHDIMI I MBLEDHJES, NISHANI DHE SHTAJNAKER PA MIRËNJOHJE?

Loro NrekiqNë rend të ditës të mbledhjes së parë të seancës pranverore të Kuvendit komunal të Ulqinit e cila filloi me 1 mars gjenden edhe dy vendime për shpalljen e qytetarëve të nderit të Ulqinit: njëri për ish ambasadoren e Gjermanisë në Mal të Zi Gudrun Shtajnaker dhe tjetri për kryetarin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.

Shtajnakerën për këtë mirënjohje e propozoi Partia socialdemokrate, gjersa propozimin që Nishanit t’i ndahet kjo mirënjohje në procedurë kuvendore e dërgoi kryekomnari Nazif Cungu.

Mirëpo, nuk u tregua se a do të vazhdojë dhe kur mbledhja, gjegjësisht votimi për këto pika të rendit të ditës.

E kohë që të përfundohet procedura për ndarjen e shpërblimit “qytetar nderi i Ulqinit” Nishanit dhe Shtajnaker ka gjithnjë e më pak. Vetëm edhe 12 ditë pune kanë mbetur deri në Ditën e Ulqinit, e cila këtë vit do të festohet me 1 prill.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top