KK: JAVËN E ARDHSHME PËRPJEKJE PËR MARRËVESHJE RRETH MBLEDHJES

Kuvendi, Parlamenti, Skupstina, Parlament„Javën e ardhshme do të ftoj kryetarët e klubeve të këshilltarëve në mbledhje dhe do të përpiqem të caktoj mbledhjen. Duhet të merremi me rebalancin e buxhetit, raportin e kryetarit dhe çështje të tjera të rëndësishme“, deklaroi kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Milazim Mustafa.

Ai për “Dan” tha se duhet të shoh çka dhe si më tej, sepse, siç theksoi, kjo gjendje nuk çon askund.

Sipas fjalëve të tija, zgjedhje të parakohshme do të ketë në këtë komunë por vështirë deri në fund të këtij viti. “Do të shkojmë në zgjedhje kur edhe disa komuna tjera ose pak më herët, ka mundësi në pranverë”, tha Mustafa.

Mbledhja e Kuvendit komunal është ndërprerë me 5 korrik, ose para më shumë se 100 ditë, kur është hapur diskutimi rreth Raportit të punës së kryetarit të Komunës Nazif Cungu për vitin 2012. Nga 1 tetori Parlamenti lokal është në periudhën e seancave të rregullta, por nuk kishte asnjë lloj aktivitetesh publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

LD në MZ: URIM KOSOVËS DREJT INTEGRIMEVE EUROATLANTIKE

Z-nj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës E nderuaara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, i