Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

KK: KU ËSHTË RAPORTI I PUNËS SË DEPONISË SANITARE NË MOZHUR?

deponija-mozura04Nga Parlamenti lokal është paralajmëruar që javën e ardhshme do të mbahet mbledhja në të cilën, përveç të tjerash, do të shqyrtohet dhe raporti i ndërmarrjeve publike themelues i të cilëve është Kuvendi.

Ndër to nuk është dhe raporti mbi punën e deponisë sanitare në Mozhur, themelues i të cilës janë komunat e Ulqinit dhe Tivarit.

Rikujtojmë që në shkurt të këtij viti Kuvendi komunal i Tivarit ka miratuar informatën mbi punën e SHPK “Mozhur” për vitin 2012, për nëntë muajt e 2013 dhe programin e punës për vitin 2014.

Për arsye se deponin e përdorin edhe komunat tjera nga Bregdeti, ajo do të zgjas shumë më pak se 30 vitet e parashikuara. Në këtë deponi të përbashkët të Ulqinit dhe Tivarit, nga komuna jonë hidhen vetëm rreth 15 për qind të mbeturinave të përgjithshme që sillen aty.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top