Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

KK: MIRATOHEN TË GJITHË VENDIMET, BUXHETI GATI SHTATË MILION EURO

Kuvendi, Skupstina, Parlamenti,Mbas diskutimit tërë ditorë Parlamenti komunal në mbledhjen e fundit në këtë vit ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme.

Ndër to ishin Programi i rregullimit hapësinor për vitin 2015, Vendimi për sjelljen e Planit të vendosjes së objekteve të përkohshme në territorin e Komunës për vitin e ardhshëm,  Vendimi për rregullimin e komunikacionit urban dhe ndërurban dhe auto-taksi, Raporti për gjendjen e rregullimit të hapsirës për vitin 2014, Vendimi për parkingjet publike në territorin e komunës së Ulqinit.

Gjithsesi vendimi më i rëndësishëm i cili u votua të hënën është buxheti i vetëqeverisjes lokale për vitin 2015 në lartësi prej 6,94 milion euro. “Në këtë mënyrë do të mundësohet funksionimi normal i organeve komunale dhe ndërmarrjeve publike ku themelues është komuna”, tha kryekomunari Fatmir Gjeka.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top