Monday , May 20 2019
Lajmi i fundit

KK PDS: MBAHET MBLEDHJA NË PRAG TË KONFERENCËS ZGJEDHORE

IMG-3e7913e6419c25f674d034e65902d765-VMbledhja e PDS-së në Ulqin ku temë ishin aktivitetet e organizatave lokale në prag të Konferencës Komunale Zgjedhore u mbajt të premten mbrëma.

Në mbledhje ishin të pranishëm anëtari i Kryesisë Halil Dukoviq, kryetari i Këshillit Komunal Loro Nrekiq, deputeti Luigj Shkrela, anëtari i Këshillit Ekzekutiv Bojan Gjakonoviq, anëtari i Këshillit Qendror Nail Rexha, si dhe Borislav Bashoviq dhe Rexhep Taganoviq, njoftohet për Portalin Ul-info nga Shërbimi për Informim i KK PDS Ulqin.

Siç theksohet, në takim u precizuan aktivitetet konkrete të të gjithë anëtarëve të grupeve punuese të cilët u formuan për të dhënë ndihmë këshillave komunale, me qëllim sigurimin e propozimeve cilësore për përbërjen e Këshillit të ardhshëm komunal.

Në periudhën e ardhshme do të bëhet zgjidhja e këshillave të rinj lokal, kryetarëve të këshillave lokal, përzgjedhja e përfaqësuesve për këshillin Zgjedhor Komunal, si dhe përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë të përbërjes së re të Këshillit Komunal.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top