Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

KK: PRAPË PROBLEME ME KUORUM, NË PRITJE VENDIMI PËR PAGAT

Loro NrekiqKuvendi komunal i Ulqinit gjatë mbledhjes së sotme prapë kishte probleme me kuorum. Për këtë arsye kryetari i Parlamentit Loro Nrekiq në fund të seancës ka thënë se i vjen turp, veçanërisht për arsye se koalicioni qeverisës ka tre të katërtat e këshilltarëve.

Për shkak të kundërshtimit të “Koalicionit bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe opozitës nuk është votuar për Propozim Vendimin për pagat e punonjësve lokal në Komunë të Ulqinit.

“Nuk mund të pranojmë që të zvogëlohen pagat atyre që fitojnë më pak, ndërsa të ju rritën atyre që i kanë më të larta. Kjo është e padrejtë”, thanë ata derisa Nrekiq ka thënë se vendimi duhet të miratohet sepse ligji për këtë është miratuar në Kuvendin e Malit të Zi.

Ai shtoi që për këtë vendim do të votohet në vazhdim të mbledhjes, ndërsa për datën e saktë këshilltarët dhe opinioni do të lajmërohet.

Përndryshe, këshilltarin Fuad Haxhibetin, i cili dha dorëheqje, e zëvendësojë Kujtim Nimanbegu.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top