Monday , February 17 2020
Lajmi i fundit

KK Ulqin : PDS I BËRI KUORUM KOALICIONIT TË LËKUNDUR NË PUSHTET

Fillimin e mbledhjes të Kuvendit të komunës së Ulqinit të premten e ka shënuar vendimi i Partisë demokratike të socialistëve që ti bëjë kuorum koalicionit në pushtet. Konkretisht, mbledhja nuk do të mund të fillonte sepse në të nuk ishin të pranishëm anëtarët e koalicionit në pushtet nga partia Socialdemokrate dhe të Lëvizjes qytetare “Perspektiva”, ndërsa opozita deri tani çdo herë ka refuzuar ti bëj kuorum koalicionit në pushtet.

Kryetari i klubit të këshilltarëve të PDS-së Loro Nrekiq duke arsyetuar këtë vendim të partisë së tij tha që “Në Mal të Zi ka mjaft ndarje dhe nuk do të ishte mirë të ndahemi dhe ne në Ulqin. Sezoni nuk po ecën mirë, kështu që të gjithë së bashku duhet të bëjmë diçka. Deri tani, sa zgjat ky pushtet, është punuar dobët”, tha ai.

Nrekiq shtoi që nuk ka asgjë nga koalicionet e reja në Ulqin, por kjo do të tregohet në votimin për raportin e kryetarit të komunës. Sepse, nga Partia Demokratike e Fatmir Gjekes është paralajmëruar që këshilltarët e tij nuk do ta përkrahin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top