Saturday , November 28 2020
Lajmi i fundit

KK Ulqin: TË HËNËN KOLEGJIUMI I RI

na-pomolu-izlaz-visemjesecne-krize-ul-parlamentu-forca-zagrljaju-dps-a-slika-302425Mbledhja e Kolegjiumit të Kuvendit komunal të Ulqinit në të cilën do të vendoset cilat pika do të gjenden në rendin e ditës të mbledhjes së ardhshme do të mbahet të hënën. Të premten shefat e klubeve të këshilltarëve kanë arritur marrëveshjen që në mbledhjen e Parlamentit lokal e cila do të mbahet me 12 nëntor të gjenden vetëm ato pika të cilat duhet të janë në procedurë të rregullt dhe ato për të cilat është dorëzuar iniciativa. Por, kryetari i komunës Nazif Cungu ka thënë për “Dan”që “ka kohë që deri atëherë në rend të ditës të vendosen rebalanci dhe disa pika tjera të rëndësishme”.

Diskutimi më interesant do të jetë ai rreth Raportit të punës të kryetarit të komunës për vitin 2012. Por, shefi i Klubit të këshilltarëve të PDS-ës Loro Nrekiq tha që zgjedhjet duhet të jenë sa më parë dhe që nuk ka nevojë për asnjë mbledhje tjetër përveç asaj për shkurtimin e mandatit. “Nëse shumica do të jetë për këtë gjë, PDS nuk do të ik nga mbledhja, por do të rrijë me një anë”, tha ai për “Vijesti”.

Dhe shefi i klubit të këshilltarëve të Forcës së re demokratike Fuad Haxhibeti tha që më mirë është që sa më parë të shkohet në zgjedhje. “Jemi të bindur që diskutimi eventual për pikat e rendit të ditës nga seanca e korrikut, mundësisht të plotësuara me disa të reja, do të ktheheshe në fushatë parazgjedhore e cila nuk do të kishte fund”.

Nga ana tjetër, të gjithë klubet tjera kanë deklaruar që Raporti për punën e kryetarit duhet të shqyrtohet. “Shumëçka varet nga PDS-ja, sepse nëse do të kemi kuorum në mbledhje mund të votojmë për votbesimin e Cungut bile edhe nëse Forca e lëshon sallën, ndërsa kryetari i komunës i tërhek të gjitha pikat e rendit të ditës që ka propozuar”, tha zyrtari i Partisë socialiste popullore Andrija Qetkoviq.

Dhe Luigj Shkrela nga PDS tha që duhet të presim diskutimin për Raportin e kryetarit të komunës. “Nëse nuk e fiton përkrahjen nuk ka detyrim ligjor të jap dorëheqje, por moral patjetër që ka. Por, në lidhje më këtë më vonë”, shtoi ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top