Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

KK “ULQINI”: SUKSES NË PODUJEVË

Në turneun e XIII ndërkombëtar të karatesë “Rrahim Curri & Behar Begolli”, në Podujevë, KK “Ulqini” u paraqit me tre garues, të cilët arritën të kurorëzohen me 4 medalje: 1 të artë, 2 të argjendta dhe 1 të bronztë. Medaljet i fituan Seida Suma – 1 të artë dhe 1 të argjendtë, Antigona Rama – 1 të argjendtë dhe Hantije Ibroçi – 1 të bronztë, njoftojnë nga Klubi i karatesë “Ulqini”.

Në turne morën pjesë 30 klube me mbi 250 garues nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe klubet nga Kosova.

Ekipi i KK “Ulqini” u udhëhoq nga kryetrajneri i klubit Kujtim Sukaliqi dhe drejtori i marketingut Skender Tahiri.

Me këtë turne KK “Ulqini” përfundon me sukses sezonin e parë të garave, përfundon lajmërimi nga Shërbimi informativ i Klubit të karatesë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top