Wednesday , September 19 2018
Lajmi i fundit

KKSH: FAIK NIKA ZGJIDHET KRYETAR

Faik NikaNë mbledhjen konstitutive të përbërjes së tretë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, e cila u mbajt sot në hotelin “Mediteran” në Ulqin, kryetar i ri i këtij institucioni që përfaqëson shqiptarët në Malin e Zi, u zgjodh z. Faik Nika, nënkryetar aktual i Forcës së Re Demokratike.

Nika ishte kandidati i vetëm për kryetar të KKSH-së.

Zgjedhja e sekretarit të KKSH-së do të bëhet në vazhdim të mbledhjes konstitutive.

KKSH përbëhet nga 30 anëtarë, 15 prej të cilëve në bazë të funksionit dhe 15 anëtarë të tjerë të zgjedhur nga Kuvendi i Elektorëve.

2 comments

  1. Mark K. Shkreli

    KKSH deri sot ka qene nje “kot” i madh. Asgje ne shqiptaret nuk kemi fituar nga ai. Le te shpresojme se duke filluar ne kete vit dicka edhe do te behet. Do te ishte interesante te shpallet publikisht kerkesa per fondet e KKSH, e qe duhet te perfshije, pervec festimit te Dites se Flamujrit, edhe aktivitete tjera me rendesi per ne si, P.sh.: shtypi, TV, Radio, seminare historike dhe letrare, puna me te rinjt,etj.

    • Mark, 100% e ke me te drejt. KKSH isht vetem organ tjeter me fotel ku ka mi venu Forca pijunat e vet
      Isht marre e madhe per Shyptar si ky organ mas me mujt me ba kergja tjeter perpos me i nrru kryetart koh pas kohe me lojtar pi nji ekipe

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top