Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

KKSH: NË PLAVË U MBAJT TAKIMI ME MINISTRIN BUSHATI

takimi plaveKëshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi në koordinim me Ambasadën e Shqipërisë në MZ, është angazhuar për organizimin e takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë z. Ditmir Bushatin.

Takimi është mbajtur sot, më 29.11.2018 në Plavë në zyrën koordinuese të Këshillit Kombëtar dhe ishte i konceptuar të marrin pjesë kryetarët e partive politike shqiptare në Mal të Zi dhe këshilltarët e subjekteve politike shqiptare në Kuvendin e Plavës dhe Gucisë.

Kryetari i Këshillit z. Faik Nika, nuk kishte mundësi të ishte prezent në takimin me ministrin Bushati pasi që në të njëjtën kohë kishte takim me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës për Konventën kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare, takim ky në të cilin u raportua për situatën e shqiptarëve në Mal të Zi, ndër të tjera edhe për incidentin e fundit të ndodhur në Ulqin lidhur me marrjen në pyetje nga policia të një qytetari për shkak të shpalosjes së Flamurit Kombëtar me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Në emër të Këshillit Kombëtar, Ministrin Bushati e ka pritur nënkryetari i Këshillit z. Ibër Hoti. Për obligimet dhe marrëveshjet e dala nga takimi me Ministrin Bushati, Këshilli do të angazhohet si koordinues ndërmjet subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Mal të Zi dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top