Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

KKSH: NIKA URON DITËN E PARË TË SHKOLLËS

Faik NikaTë dashur nxënës,

Të nderuar prindër dhe mësimdhënës,

Sot filloi viti i ri shkollor 2019/2020, andaj të gjithë nxënësve u urojmë një vit të mbarë, me shpresë për suksese dhe rezultate të shkëlqyera në përvetësimin e edukatës dhe njohurive që ofrojnë institucionet shkollore.

Veçanërisht  vogëlushëve, të cilët këtë vit nisin klasën e parë, u dëshirojmë suksese në rrugën e gjatë dhe të ndritur të diturisë.

Ju informojmë se Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, edhe për këtë vit shkollor ka siguruar Abetaren Mbarëkombëtare dhe Abetare Pune për nxënësit që fillojnë të mësojnë alfabetin e gjuhës shqipe.

Të nderuar mësimdhënës dhe prindër, jemi të vetëdijshëm se arsimimi në gjuhën shqipe në Mal të Zi ka sfida dhe problematika të natyrave të ndryshme, që nga planprogramet, mungesa dhe mangësitë në tekstet dhe mjetet mësimore, kostoja e teksteve, transporti i nxënësve, kushtet në shkolla etj.

Këshilli Kombëtar vazhdimisht ka prioritet arsimimin në gjuhën shqipe në Mal të Zi, andaj u kërkojmë të gjithë mësimdhënësve, drejtuesve të shkollave dhe prindëve që të na informojnë për problematikat që hasin, në mënyrë që ne t’i adresojmë në organet përgjegjëse dhe institucionet e tjera relevante.

Ne jemi të vetëdijshëm se për ruajtjen  e identitetit tonë, arsimimi në gjuhën shqipe në Mal të Zi përbën shtyllën kryesore të vetëdijes sonë kombëtare, ne besojmë së përmes edukimit dhe arsimimit të nxënësve në gjuhën amtare, mësimdhënësit do të injektojnë te brezat e ardhshëm rëndësinë e ruajtjes së identitetit tonë kombëtar edhe për dekadat dhe shekujtë që vijnë.

Edhe një here, nxënësve dhe mësuesve u urojmë vit të mbarë shkollor në misionin e tyre fisnik dhe ju  prindër, jini krenarë për fëmijët tuaj që ndjekin mësimin në gjuhën amtare, sepse ashtu kontribuojnë në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit tonë kombëtar në këto treva.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top