KKSH: NIMANBEGU PRITI AMBASADORIN E TURQISË

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Zt. Genci Nimanbegu sot për vizitë ka pritur Ambasadorin i Republikës së Turqisë në Malin e Zi, Shkelqësinë e tij Zt. Mehmet Niyazi Tanilir.Foto nga takimi me Ambasadorin e Turqise ne MZNë takim Kryetari Zt. Nimanbegu e njoftoj ambasadorin me punën dhe funksionimin e Këshillit, statusin dhe kompetencat e Këshillit.

Në takim Kryetari i Këshillit Zt. Nimanbegu e ka njoftuar ambasadorin e Zt. Tanilir për situaten e shqiptarëve në Malin e Zi, shqetsimet për rënien e numrit të popullatës shqiptare në Malin e Zi, përfaqësimi shumë i ulët i shqiptarëve në organet shtetrore, centralizimin i pushtetit, si sfidat kryesore me të cilat përballen shqiptaret në Malin e Zi.

Foto nga takimi me Ambasadorin e Turqise ne MZ (1)Gjithashtu në takim është diskutuar edhe për mundësin dhe procedurat e regjistrimit të studenteve shqiptar nga Mali i Zi në universitetet e Turqisë dhe mundësia e përfitimit të bursave. Ambasadori ka premtuar se në të ardhmendo të bashkpunoj me Këshillin Kombëtar për regjistrimin e studenteve.

Me këtë rast ambasadorit i janë dhanë dhuratë dy monografi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…