Thursday , October 22 2020
Lajmi i fundit

KKSH: PRO KOMUNËS SË PAVARUR TË TUZIT

tuzi02Në mbledhjen e fundit të Këshillit kombëtar të Shqiptarëve e cila të enjten është mbajtur në Tuz është arritur përfundimi që Tuzi duhet të jetë komunë me të gjitha ingerencat, si të gjithë komunat tjera në vend, mëson Portali Ul-info. Është theksuar po ashtu që kjo gjë duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Në këtë mënyrë praktikisht është refuzuar propozimi i PDS-së dhe Partisë boshnjake që Tuzi të jetë komunë e pavarur, në kuadër të Podgoricës.

Ky propozim ndodhet në procedurë të Kuvendit të Malit të Zi dhe duhet të jetë në rend të ditës të mbledhjes së ardhshme të Parlamentit shtetëror.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top