Monday , October 23 2017
Lajmi i fundit

Klubi i basketbollit ”Ulqini”: RIFILLON PUNËN SHKOLLA E BASKETBOLLIT PËR MË TË VEGJLIT

 

basketbollistat e rinj ilustrimSiç mësohet nga drejtori i kategorive të reja pranë këtij klubi z. Ilir Taflaj që nga kjo e shtune, 07.10.2017, fillojnë stërvitjet për fillestaret të cilët do zgjedhin sportin e basketbollit për të kaluar kohën e tyre të lirë, pse jo ndoshta diçka edhe më shumë në aspektin sportiv.

”Luajmë dhe rritemi së bashku, kështu e kemi titulluar këtë nismë dhe mundësi për më të vegjëlit e qytetit tonë”, shprehet Taflaj duket mos fshehur kënaqësinë për rifillimin e shkollës së basketbollit.

Ulqini ka mjaft talenta edhe në sportin e basketbollit. Rasti më i fundit i të riut nga qyteti jonë Haris Karamanaga i cili ishte pjesë e reprezentacionit të Malit të Zi për moshën U16 me të cilën arriti të shpallet nënkampion i Europës konfirmon një gjë të tillë. Karamanaga fillimet e veta dhe hapat e para të tij në lojën e bukur të basketbollit i ka pikërisht në Klubin e basketbollit Ulqini.

Stervitjet do të mbahen çdo të shtunë dhe të diele me fillim nga ora 10 në sallën e lojërave me dorë të shkollës së mesme të Ulqinit.

Për më shumë informata mund të kontaktoni në këto numra:
I. Taflaj                 067 039 408
V. Kurti                 067 527 685
M. Latkoviq        067 540 003
D. Vujaçiq            067 518 127

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top