Friday , April 3 2020
Lajmi i fundit

KNSH, KOMUNA E ULQINIT, UDSH, PD, Mali i Zi Pozitiv: URIM PËR FESTËN E BAJRAMIT TË MADH

Me  rastin e festës së Bajramit të Madh, Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, uron të gjithë besimtarët e fesë Islame dhe shqiptarët kudo që jetojnë dhe punojnë.

Urojmë që kjo festë e madhe, e cila vjen pas Muajit të shejtë e të bekuar të Ramazanit, muajit të sakrificës, vetëpërmbajtjes, faljes, lutjes dhe përkushtimit ndaj Zotit Krijues, të na udhëheqë në çdo ditë dhe në çdo hap e veprim të jetës sonë, në të mirë familjeve tona, të afërmve, të shoqërisë dhe në të mirë të kombit.

Le të jetë kjo festë moment i unitetit dhe mirëkuptimit edhe ma të madh me njëri tjetrin, si një vlerë e domosdoshme edhe sot aktuale për ne shqiptarët, për të punuar e vepruar për një të ardhme sa më të mirë të  brezave që vijnë, duke vënë interesin e përgjithshëm mbi interesat përsonale.

Dhashtë  Zoti, që  Festa e  Bajramit, të stolisë  familjet  tona me gëzim, dashuri, mirëkuptim e solidaritet të ndërsjellë mes njerëzve. Gëzuar, thuhet në urimin e kryetarit të KNSH Tahir Tahiri.

 

Në këtë ditë të shënuar, me dëshirë dhe kënaqësi të veçant dua t’u drejtohem të gjithë besimtarëve musliman  me urimet më të mira dhe më të përzemërta me rastin e festës së Fitër Bajramin.

Fitër Bajrami  është festë që kurorëzon  vetëpërmbajtjen e të gjithë atyre besimtarëve të devotshem, të cilët me agjërim kanë kaluar një muaj nën shenjën e mirësisë, përulësisë, sakrificës dhe  dashurisë ndaj njëri-tjetrit.

Le të jetë kjo festë një rast për të shpalosur akoma më thellë ndjenjat e vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjellët.

Kjo ditë më jep rastin që  të gjithë besimtarve musliman t’u shpreh urimet  më të sinqerta  duke u dëshiruar harmoni dhe begati në familjet e tyre. Urime, thuhet në telegram urimin e kryetarit të komunës së Ulqinit Nazif Cungu.

 

Më rastin e Festes së Fitër Bajramit , Unioni Demokratik i Shqiptarëve shfrytëzon rastin që të gjithë besimtarëve të Fesë Islame ti përgezoi përzemrsisht për këtë Fest të madhnuar , duke i uru paqë, shendet dhe mbaresi.
Pas një muaji të përkushtimit të devotshëm të familjeve tona dhe shërbimit ndaj Perëndisë në muajin e shenjtë të Ramazanit , ku besimtarët tanë e sprovuan durimin , përkushtimin shpirtëror dhe sprovimin fizik , shprehim nderimin tonë për të gjithë të cilët me agjërim kanë kaluar një muaj nën shenjën e adhurimit të Zotit , nën shenjën e mirësisë dhe të përulësisë , të sakrificës e të dashurisë për njëri tjetrin duke rritur edhe më shumë dashurinë e ndërsjellë , paqen dhe solidaritetin.
Kjo festë është një rast për të gjithë ne , të ndajmë mes vete gëzimet dhe urimet më të mira.
Gëzuar Festen e Fitër Bajramit , paçi shëndet , fat dhe suksese në jetë kudo që jeni, thuhet në urimin e kryetarit të UDSH-së Mehmed Zenka.

 

Partia Demokratike (PD ) me seli në Ulqin,me rastin e festës së Fitër Bajramit,ka përgëzuar të gjithë besimtarët islamë,duke dëshiruar që të kalojnë çaste të lumtura me familjet e tyre, me të afërmit dhe me të gjithë njerëzit që i rrethojnë.

“Qytetarët tanë të besimit islam shquhen për kultivim të vlerave humane, për urtësi, shpirt paqësor, tolerant dhe respekt për njerëzit e besimeve të ndryshme”,- thuhet ndër të tjera në këtë mesazh të PD.

Lideri i kësaj partie nacionale shqiptare parlamentare, Fatmir Gjeka uron qe kjo frymë e mirëkuptimit dhe kultivimit të vlerave të na bashkojë dhe unjësojë.

“Muaji i madhërueshëm i agjerimit, sakrificës,përkushtimit,dashurisë ndaj Krijuesit, le të jetë atmosfera e kremtimit të festimit të Bajramit të Madh, të solidaritetit,paqes dhe respektit mes njerëzve vullnetmirë”,- porosit kryetari dhe deputeti i Partisë demokratike Fatmir Gjeka.

 

Në emrin e Malit të Zi Pozitiv dhe në emrin tim personal Reisit Rifat ef. Fejziq, Meshihatit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi dhe të gjithë besimtarëve të fesë islame ja uroj Bajramin e ramazanit.

Mbas muajit të agjërimit dhe sprovës ju dëshiroj që festën e Bajramit ta kaloni në qetësi, shëndet, disponim të mirë me familje, miq dhe komshinj.

Obligimi i të gjithë qytetarëve të Malit të Zi është që në të ardhmen të kultivojmë tolerancën, mirëkuptimin dhe solidaritetin në mënyrë që gjeneratat që vijnë të mësojnë të jetojnë në harmoni dhe diversitete  që paraqesin pasurinë e çdo shoqërie qytetare, thuhet në urimin e kryetarit të Malit të Zi Pozitiv Darko Pajoviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top