Friday , October 2 2020
Lajmi i fundit

KNSH: KUVENDI I ELEKTORËVE NË 20 DITËT E ARDHSHME

Kuvendi i elektorëve i Këshillit nacional të shqiptarëve do të mbahet në 20 ditët e ardhshme, mëson Portali UL-info. Data e saktë do të caktohet në mbledhjen e Komisioni zgjedhor të Këshillit e cila do të mbahet të hënën, por që tani është e sigurt që 14 anëtarët e këshillit në Kuvendin e elektorëve do të zgjidhen në fund të këtij muaji ose jo më vonë se javën e parë të muajit të ardhshëm.

Komisioni zgjedhor ka konfirmuar që të drejtën e elektorit e kanë fituar 113 persona të cilët janë shtetas të Malit të Zi të kombësisë shqiptare. Ato për kandidaturën e vet për elektorë është dashur të mbledhin 60 nënshkrime të përfaqësuesve të komunitetit nacional shqiptarë me të drejtë vote.

Shpejt mbas kësaj do të caktohet mbledhja e Këshillit nacional të shqiptarëve, të cilën përveç 14 anëtarëve të sapozgjedhur do ta bëjnë edhe deputetët Shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, liderët e partive nacionale, si dhe udhëheqësit e komunës së Ulqinit dhe komunës urbane të Tuzit. Pritet që në fund të tetorit ato do ta zgjedhin kryetarin e këtij institucioni më të lartë të Shqiptarëve në Mal të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top