Tuesday , August 14 2018
Lajmi i fundit

Koalicioni 27: PËRKRAHNI PETICIONIN, NEVOJITET REVITALIZIMI I KRIPORES

Kriporja, SolanaKoalicioni 27, i cili grumbullon 20 organizata të shoqërisë civile me qëllim përcjelljen e procesit të negociatave në kuadër të kapitullit negociues 27, përshëndet dhe përkrah peticionin për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit të cilin bashkërisht e iniciuan anëtarët e tij Shoqata “Martin Shnajder Jakobi” dhe Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve, e me të cilën nga Këshilli për privatizim kërkohet zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronësisë së Kripores së Ulqinit si parakusht i nevojshëm për mbrojtjen e saj.

Rikujtojnë se Kriporja e Ulqinit i takon grupit të kriporeve më të mëdha në Mesdhe e cila 15 vitet e fundit është në vëmendje të veçantë të hulumtimeve ornitologjike me të cilët qartë tregohet se kjo zone paraqet habitat më të rëndësishëm për shpendë në bregdetin lindor të Adriatikut, si për folezim ashtu edhe për dimrim, si dhe si pushimore gjatë shtegtimit të tyre drejtë Afrikës dhe mbrapa.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top