Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Koalicioni Forca-UDSH-ASH: TË GJITHA VENDIMET ME KONSENSUS

 

forca-udsh-ashPas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicionin parazgjedhor mes Forcës së Re Demokratike dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve, mbrëmë këtij koalicioni i është bashkuar edhe subjekti i tretë më i madh politik shqiptar në vend, Alternativa Shqiptare.

“Nëpërmjet këtij koalicioni, që përfshin tre partitë kryesore shqiptare të Malit të Zi, garantohet fuqizimi i faktorit politik shqiptar në vend duke mundësuar më shumë ndikimin në vendimmarrje dhe në jetën politike të Malit të Zi. Koalicioni i përbërë nga tre forcat më të mëdha politike, në përbërje të së cilës bashkohen dy deputetë shqiptar, kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit dhe Kryetari i Komunës së Ulqinit, synon një strategji afatgjate e cila ka për qëllim vendosjen e interesave kombëtare mbi ato personal”, thuhet në kumtesën e këtij koalicioni.

“Për shumë vite përçarjet politike dhe ndasitë personale kanë bërë që fragmentizimi i votës së shqiptarëve në Malin e Zi të dëmtojë vetë faktorin shqiptar në vend, duke e dobësuar atë ndjeshëm e mandej shkaktuar humbjen e mandateve politike çka ka sjellur pasoja të rënda për komunitetin shqiptar. Ndaj, bashkimi i votave të shqiptarëve sot, është më i mundur se kurrë si një parakusht për sigurimin e më shumë ndikimi në interes të të drejtave shqiptare dhe kauzave të tyre”, pohojnë ato.

Përfaqësuesit e Forcës, UDSh-së dhe ASh-së përsëritën thirrjen e tyre drejtuar aktorëve dhe faktorëve të tjerë politik shqiptar brenda dhe jashtë vendit që për hir të interesit kombëtar, të bashkojnë forcat, dhe të bëhen pjesë e këtij koalicioni të madh të shqiptarëve të Malit të Zi.

Siç raporton Portali Malësia.me, në këtë marrëveshje, mes tjerash, parashihet bashkëpunim afatgjatë mes këtyre tre subjekteve.

Në të gjitha zgjedhjet e ardhshme lokale, duke filluar nga komuna e Gucisë, Plavës, Malësisë/Tuz, Ulqinit etj. subjektet në fjalë do të dalin të unifikuara.

Përveç kësaj, është paraparë të formohet trupi koordinues i përbërë nga 9 anëtarë, nga tre prej secilit subjekt. Të gjitha vendimet për koalicione para dhe pas zgjedhore do të vendoset me konsensus, me pëlqimin e të tria palëve.

Si pas burimeve të portalit Malësia.ME, Genci Nimanbegu dhe Nik Gjeloshaj pritën të jenë deputetë kurse Mehmed Zenka pritet të jetë ministër.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top