Friday , February 21 2020
Lajmi i fundit

Koalicioni i OJQ-ve: KOMUNA TI PËRMBUSH OBLIGIMET E VETA

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjPo bëhen gati 4 muaj që OJQ-të lokale kanë nënshkruar kontratat me Komunën e Ulqinit për shfrytëzimin e mjeteve financiare, në bazë të Konkursit për vitin 2014, mirëpo kjo mbështetje ende nuk po realizohet nga Administrata e Komunës.

Duke ditur se këto mjete përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në funksionimin e organizatave të shoqërisë civile, por edhe në ofrimin e shumë shërbimeve dhe punëve që lidhen drejtpërdrejtë me jetën sociale, kulturore dhe shoqërore të komunës tonë, është e habitshme situata e krijuar. OJQ-të pyesin, përse Komuna nuk po e kryen këtë obligim financiar ndaj organizatave joqeveritare edhe në situatën kur nga Sekretariati për Financa pohohet se mbushja e buxhetit komunal është e mirë.

Që kjo kërkesë e OJQ-ve lokale të bëhet më e qartë për publikun e gjerë, po theksojmë faktin se, derisa OJQ-të në Ulqin po kërkojnë mjetet financiare nga viti 2014, shumica e komunave në Mal të Zi (duke përfshirë edhe komunat e veriut) tashmë kanë shpallur konkurset dhe kanë realizuar mbështetjen financiare të OJQ-ve për v. 2015.

Gjithashtu, Koalicioni i OJQ-ve i bën thirrje Sekretariatit për veprimtari shoqërore që sa më parë të ndërmarrë veprimet e nevojshme administrative për shpalljen e thirrjes publike për formimin e Komisionit të ri për vlerësimin e projekteve të OJQ-ve, në bazë të Vendimit të ri për mënyrën dhe kriteret e ndarjes së mjeteve organizatave joqeveritare. Duke ditur që kjo punë është një hap i ri si për Administratën e Komunës ashtu edhe për sektorin joqeveritar, i cili do të marrë mjaft kohë dhe angazhim, konsiderojmë se është momenti i fundit që të niset ky proces në mënyrë që brenda këtij viti kalendarik të mund të realizohet Konkursi për vitin 2015. 

Organizatat e shoqërisë civile në Ulqin, aq shumë i kontribuojnë komunitetit lokal me shërbimet që ofrojnë dhe punët që kryejnë, sa kurrsesi nuk duhej të ishin ngarkesë për Administratën e Komunës, por gjithsesi lehtësim dhe plotësim i punës së saj.

Koalicioni i OJQ-ve “Bashkëpunojmë drejt qëllimit” i themeluar në viti 2006 dhe i cili tubon mbi 100 organizata joqeveritare nga të gjitha komunat e Malit të Zi,  beson se Komuna e Ulqinit do të arrijë të ruaj imazhin e mirë të krijuar për mbështetjen e shoqërisë civile përmes procedurave të rregullta.

Zyra e Koalicionit në Ulqin

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top