Koha Javore në bashkëpunim me Horizontin e Ri shpallin THIRRJE PUBLIKE për shkrime investigative.
Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është luftimi korrupsionit, nxitja e llogaridhënies te vendimmarrësit dhe zyrtarët publik, forcimii rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e lirisë së shtypit dhe sundimit të ligjit.
Prioritet do t’i kushtohet propozimeve që do të trajtojnë një apo disa nga çështjet e mëposhtme:
- Raste korrupsioni ose abuzimi me postin publik në administratën vendore;
- Favorizim, nepotizëm ose mungesë transparence në marrëdhënie të ndryshme kontraktuese;
- Kontratat me negocim ose tenderët me vetëm një konkurrent efektiv;
- Realizimi i punëve publike para bërjes së tenderit;
- Transparenca e harxhimit të parasë publike nga buxhetet e komunave apo institucioneve publike
- Keqmenaxhim i burimeve natyrore ose pronave publike;
- Ndryshime jo transparente/pa procedurë në administratën lokale ose në emërime;
- Degradimi / mbrojtja e mjedisit;
- Mungesë taksimi për zënie të hapësirës publike;
- Lidhje kontrate ofrim-shërbimi pa një akt/vendim për punën që do të kryhet;
- Kujdesi shëndetësor, Edukimin, Mbrojtja sociale,
dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesit publik në komunitetet lokale
Shkrimi / raporti hulumtues me të cilin konkurrohet, duhet:
- të jetë i bazuar në të dhënat që merren në baze të Ligjit për Qasje te Lirë në Informacion
- të jetë i përqendruar në mbrojtjen e interesit publik
- tëndërgjegjësojë publikun e gjerë mbi çështjet e korrupsionit dhe pasojat e tij në jetën e qytetarëve
Procesi i ndarjes së çmimeve do të drejtohet nga Stafi i Projektit me ndihmën e ekspertëve të angazhuar.
Tre artikujt e vlerësuar si më të mirët do të shpërblehen me këto çmime:
Çmimi I – 400 euro
Çmimi II – 300 euro
Çmimi III – 200 euro
METODA E APLIKIMIT
Artikujt do të dërgohennë redaksinë e gazetës “Koha Javore”, në e-mail adresën: kohajavore@t-com.me,me shënimin “THIRRJA PËR SHKRIME HULUMTUESE”
Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët shqiptarë në Mal të Zi të punësuar pranë mediave apo në profesion të lirë si dhe çdo individ i interesuar përgazetarinë hulumtuese.
Thirrjado të jetë e hapur tre muaj – deri më 30 prill 2021.
Kjo thirrje publikohet në kuadër teprojektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” imbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale.