Thursday , October 1 2020
Lajmi i fundit

Kokteji i fundvitit: U SHPALLEN SPORTISTËT, NXËNËSIT DHE PUNONJËSIT E POLICISË MË TË MIRË

Kokteji i fundvitit, Novogodisnji koktelNë hotelin “Mediteran” sot u mbajt Kokteji tradicional i fundvitit të cilin e organizoi Komuna e Ulqinit.

Krykomunari Fatmir Gjeka përshëndeti të pranishmit dhe iu dëshiroi atyre dhe të gjithë qytetarëve të Ulqinit vitin e suksesshëm 2016. Ai shprehu bindjen që në këtë komunë gjatë vitit të ardhshëm do të fillon realizimi i një sërë investimesh.

Në këtë manifestim janë dhënë edhe shpërblime modeste. Për sportistin më të mirë të vitit 2015 u zgjodh Armin Kashoxha, punëtori më i mirë sportiv Skender Rexha, trajneri më i mirë Dushan-Bakulle Hajdukoviq, skuadra më e mirë sportive Klubi i basketbollit “Ulqin”, sportisti më me perspektivë Leona Markiq, derisa shpërblim i veçantë për kontributin e dhënë kulturës sportive iu dha Gjergj Daboviqit.

Nxënësit më të mirë nga Shkolla e mesme “Vëllazërim bashkim” janë Nejra Mujaloviq, Ema Milla, Kristina Junkoviq, Edona Çapriq, nga Gjimnazi “Drita” Muhamed Bisha, nga SHF “Marko Nuculloviq” Isidora Klikovac, nga SHF “Marshall Tito” Samra Gjelosheviq, ndërsa Erestina Gjeka nga SHF “Bedri Elezaga”.

Po ashtu, u shpërblyen tre punonjës të Policisë së Ulqinit: Drita Noc Martini, Aleksandar – Zhile Zhivkoviq dhe Enis Kajeviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top