Friday , April 19 2019
Lajmi i fundit

Kolegjiumi i KK: TË HËNËN PËR KREDINË

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitNë Kolegjiumin i cili është mbajtur sot tek kryetari i Kuvendit komunal Fuad Haxhibeti është vendosur që të hënën, me fillim në ora 16, të mbahet mbledhja e Parlamentit lokal në të cilën e vetmja pikë e rendit të ditës do të jetë vendimi për marrjen e kredisë.

Nga pushteti ekzekutiv më herët na është thënë që praktikisht është dakorduar që huamarrja kreditore e komunës të jetë 1,2 milion euro, si dhe që pëlqimi është marrë nga Ministria e financave.

Shefat e klubeve kanë arritur marrëveshje që menjëherë mbas kësaj mbledhje të mbahet e reja, për të cilën materiali është dorëzuar këshilltarëve para dy javëve.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top