Saturday , November 18 2017
Lajmi i fundit

Komandiri i policisë në Ulqin: KAMPION BALLKANIK NË BODI – BILDING

Foto: Vijesti

Foto: Vijesti

Me medaljen e artë në Kampionatin ballkanik, në kategorinë “masters”, bodi bilderi Goran Erakoviq ka vendosur pikën në karrierën e tij të suksesshme shumëvjeçare, shkruan “Vijesti”.

Trajneri aktual i përfaqësueses së Malit të Zi medaljen e artë e fitoi në Kampionatin e 26 ballkanik në bodi – bilding, fitnes dhe bodi fiitnes të Federatës IFBB, të mbajtur fundjavën e kaluar në Tivar.

“Me këtë njëkohësisht vendosa pikën në karrierën garuese. Në të ardhmen do të merrem vetëm me selektrimin dhe punën në skuadrën përfaqësuese. Jam i kënaqur që në këtë mënyrë kam shkuar nga skena”, tha Erakoviq (50), i cili, përndryshe, është komandir në Policinë e Ulqinit.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top