Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

Komisioni i Qeverisë: OFROJMË TOKËN E PAPËRDORUR PËR PROJEKTET E RINJ

 

Bujqesi, PoljoprivredaMe qëllim realizimin e investimeve të reja në bujqësi, përmes valorizimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore, Komisioni për valorizimin e tokës bujqësore në pronësi shtetërore publikoi këto ditë thirrjen publike për qiradhënien e 192 hektarë të tokës në lokalitetet Shas dhe Fraskanjel në periudhën 30 vjet, që deri tani është sipërfaqja më e madhe e cila është shpallur përmes këtij projekti.

Nga Qeveria e Malit të Zi deklaruan se në këtë mënyrë do të mundësojnë përmirësimin e mëtejmë të prodhimit vendas, hapjen e vendeve të reja të punës dhe krijimin e mundësive për biznes.

Thuhet se në lokalitetin Shas, në tokën e lënë pas dore disa dekada, me sukses realizohet investimi në pjesën e kompleksit i cili nga fundi i vitit të kaluar është marrë me qira nga kompania “Voli”. Toka është përpunuar, u fillua prodhimi në sera dhe prodhimi i perimeve në të hapur, ndërsa po mbillen edhe agrumet.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top