Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

Komisioni Komunal Zgjedhor: PDS DHE FORCA NË LUFTË PËR KRYETARIN

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjDhjetë ditë para mbledhjes së parlamentit lokal po bëhet një luftë e vogël brenda koalicionit qeverisës rreth zgjedhjes së kryetarit të ri të Këshillit Komunal Zgjedhor (KKZ), shkruan “Dan”.

Dy anëtaret e koalicionit qeverisës, të cilët kanë nga tetë mandate në Kuvendin e Komunës, PDS dhe Forca, insistojnë që drejtuesi i KKZ-së të jetë nga radhët e tyre.

Të dy partitë në zgjedhjet e kaluara fituan nga tetë mandate, por PDS-ja fitoi më shumë vota. Ligji përcakton se kryetarin e KKZ-së e propozon partia me më së shumti mandate.

Kryetari i Këshillit Komunal të PDS-së dhe Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq tha se për këtë nuk ka negociata dhe se nuk ka dyshim që shefi i KKZ-së do të jetë nga partia e tij.

Nga Forca thanë se për përzgjedhjen e kryetarit të komisionit do të bisedohet dhe se ka kohë të arritët marrëveshja.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top