Tuesday , August 11 2020
Lajmi i fundit

Komisioni për parandalimin e konfliktit të interesit: KËRKOJNË SHKARKIMIN E LIKES

Këshilli administrativ i Kuvendit të Malit të Zi të mërkurën do të shqyrtoi propozimin e Komisionit për parandalimin e konfliktit të interesit që të suspendoi Basri Liken nga anëtarësia në Këshillin drejtues të Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.

Në deklaratën e Këshillit theksohet që do të shqyrtohet propozimi i Komisionit nga dhjetori i vitit të kaluar që ndaj Likes të ndërmerret masa disiplinore e shkarkimit nga ky funksion publik.

Shtohet që Lika, si funksionar publik, nuk e ka përmbushur detyrimin ligjor të dorëzimit të raportit për të ardhurat dhe pasurinë në afat prej 30 ditësh nga dita e marrjes së funksionit publik.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top