Komisioni tenderik: PRESIM QË TUI TË DËRGOJË LETRËN E QËLLIMEVE

Branko VujovicKryetari i Komisionit tenderik të Këshillit për privatizim dhe projekte kapitale Branko Vujoviq ka pohuar se turoperatori gjerman TUI është i interesuar për objektet e Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqint”.

Ai për “Pobjeda” tha se çdo gjë për momentin është në fazën e interesimit.

“Presim që TUI interesimin e vet ta hedh në letrën e qëllimeve, e cila do t’i dërgohet kryetarit të Qeverisë. Mbas bisedimeve të para në Qeveri do të shohim cilat janë pritjet dhe interesimet e TUI-të”, shtoi Vujoviq dhe vlerësoi se “duhet parë për cilin model bëhet fjalë dhe në çfarë mënyre të mbajmë interesimin e një investitori kaq të rëndësishëm, e nga ana tjetër të mbrojmë edhe interesat tona”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…