Tuesday , May 22 2018
Lajmi i fundit

Kompania “Voli”: INVESTOJMË 1,4 MILION EURO NË SHAS

Staklenici, SeratKompania Voli në tre vitet e ardhshme do të investojë 1.379.000 euro në prodhimin bujqësor në tokën e qiramarrë me sipërfaqe prej 70 hektarësh në vendbanimin Shas në Ulqin, njoftojnë nga kjo kompani.
Drejtori i sektorit të agrobiznesit në kompaninë Voli Jarosllav Stupavski tha për “Pobjeda” se ky vit është paraparë për rregullimin e tokës bujqësore, sepse për një kohë të gjatë kjo tokë nuk është punuar.
“Fillimisht do të largojmë kaçubat dhe shkurret në parcelë, do të vendosim gardhet anësore, hapim kanalet, do të marrim ekzemplarët e tokës, shtrijmë plehun, e pastaj do të iniciojmë përpunimin bazë të tokës, lëvrimin dhe frezimin. Do të bëjmë prodhimin provë të perimeve në sipërfaqen prej një deri në dy hektarë, ndërsa do të ndërtojmë 1.500 deri në 2.000 metër katror sera, po ashtu për prodhim provë”, tha Stupavski, duke theksuar se prodhimi serioz bujqësor fillon vitin e ardhshëm, edhe pse pjesa e madhe e vitit 2019 do t’i dedikohet rregullimit të parcelave.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top