Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

Kompania VOLI: PRODHIMI I ICEBERG SALLATËS NË SHAS

Shasi (1)Kompania “Voli” në tokën e vet bujqësore në Shas, në bashkëpunim me “Iceberg Salat” qendrën nga Surçini, filloi nga mesi i shtatorit prodhimin provë të Sallatës Iceberg në sipërfaqe të përgjithshme prej 2 hektarësh.

Mbjellja e fidanëve të para ishte në gjysmë të shtatorit dhe pas kësaj, çdo dy javë, mbillet sipërfaqja prej 0,2 ha në fushë të hapur.

Në këtë mënyrë dëshirojmë të dimë se në cilën periudhë kohore është më mirë dhe më e përshtatshme të kryhet mbjellja në mënyrë që të fitojmë prodhimin më cilësor i cili është shumë specifik dhe i kërkueshëm kur bëhet fjalë për prodhim.

Kjo sallatë prodhohet kryesisht në Spanjë, Itali dhe Turqi. Kishte tentativa që të mbillet në rajonin tonë, por nuk është arritur cilësia e kënaqshme. Mali i Zi i ka të gjithë parakushtet për prodhimin e kësaj sallate si në periudhën vjeshtore në pjesën bregdetare ashtu edhe gjatë periudhës verore në lartësi më të mëdha mbidetare. Me punën e përbashkët të teknologëve nga Iceberg salat qendra të cilët i përcjellin të gjithë fazat e prodhimit dhe skuadrës së agronomëve nga Voli fituam prodhimin i cili u mblodh dhe u eksportua në Serbi me sasi 5000 kilogram. Bëhet fjalë për prodhim të cilësisë së lartë, gjatë rritjes të së cilit u respektuan të gjithë standardet e nevojshme të prodhimit, transportit dhe eksportit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top