Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

KOMPLEKSI I XHAMISË SË PASHËS NË RANË

Kompleksi më monumental islamik në Ulqin ndodhet poshtë bedenave të Kalasë.

Është ndërtuar në mënyrë të njëpasnjëshme, dhe e përbëjnë kroni i ndërtuar në fund të shekullit 17, Xhamia e Pashës, e ndërtuar në vitin 1719, Hamami, i ndërtuar 2,5 dekada më vonë, si dhe tyrbja.Këtij kompleksi i takon edhe shtëpia e Pashës, të cilën rreth vitit 1743 e ndërtoi pashai i Shkodrës Jusuf Çausholli.

Faltorja iu kushtua admiralit legjendar dhe pushtuesit të Ulqinit Ali pashë Kiliçit (Uluxh Ali). “U hap me fat dhe përparim për popullin, le të jetë për hair edhe për shumë kohë”, shkruan në murin e kësaj xhamie.

Së bashku me xhaminë e Namazgjasë, ka të vetmen minare të ruajtur në Mal të Zi.Ulqini 1918 (2)

2 comments

  1. Xhamia ma e shijshme ne Ulqin.

  2. Si mar Pinjesh ghu ma r “shijshme”!!!!! Pa ti nuk je ty e hanger mar vlla. E hijshme bela ke menu me than

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top