Monday , March 27 2017
Lajmi i fundit

Komuna: BASHKIMI I PRODHUESVE TË QUMËSHTIT SHANS PËR MBIJETESË

nazif-cunguKryetari i Komunës së Ulqini Nazif Cungu me bashkëpunëtorë priti prodhuesit e qumështit në teritorin e komunës së Ulqinit. Në takim ishin të pranishëm dhe përfaqësuesit të Biznes Klubit Ana e Malit.

Kryetari Cungu konstatoi që prodhuesit e qumështit ballafaqohen me probleme të shumta gjatë grumbullimit dhe shitjes së qumështit, me ç’gjë shpesh herë rrezikohet edhe vetë biznesi i tyre. Ai shtoi se zgjidhje duhet kërkuar në bashkimin e prodhuesve nëpër ndonjë forme afariste siç mund të jetë ajo e kooperativës.

Sipas kryetarit vetëqeverisja lokale është e gatshme të ofrojë çdo formë të ndihmës prodhuesve të qumështit përfshirë këtu dhe ndërmjetësimin të kërkesave të tyre ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndrëkaq, kryetari i shoqatës Biznes Klub Ana e Malit, Kabil Kurti veçoi rëndësinë e bashkimit të prodhuesve gjë e cila sipas tij është e vetmja mënyrë e mbijetimit në treg. Ai shtoi që duhet ruajtuar kualitetin e prodhimit me qëllim të krijimit të brendit.

Kryetari Cungu obligoi Sekretariatin për ekonomi që të prëgatisë rregjistrin e të gjithë prodhuesve të qumështiti në teritorin e Komunës së Ulqinit, ku do të ishte një pasqyrë më e qartë e kapaciteteve prodhuese të tyre.

Në takim u ra dakord që Komuna e Ulqinit nga viti i ardhshëm të përgatisë planin e pagesë të borxheve që ajo i ka në bazë të subvencionimit të çmimit të grumbullimit i cili është 3 cent për litër.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top