Sunday , September 24 2017
Lajmi i fundit

Komuna: BORXHI I KOMUNËS NDAJ DREJTORISË TATIMORE GATI 1,6 MILION EURO

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjBorxhi i Komunës së Ulqinit ndaj Drejtorisë tatimore është gati 1,6 milion euro, shkruan “Vijesti”.

Kjo gazetë shkruan se ndaj këtij institucioni nuk janë paguar tatimet dhe kontributet për një pjesë të 2015 dhe tërë 2016 dhe 2017.

Në kërkesën e dërguar sekretarëve komunal për zvogëlimin e të punësuarve në organ e administratës lokale kryekomunari Nazif Cungu tha se “tash një periudhë të gjatë kohore nuk janë paguar tatimet dhe kontributet në paga të të punësuarve që mund të shkaktojë në çdo moment bllokadë të xhiro llogarisë nga ana e Drejtorisë tatimore dhe në këtë mënyrë të bllokojë tërësisht funksionimin e shërbimeve”.

Siç mësojmë, këto ditë përfaqësuesit e Drejtorisë tatimore do të jenë në Ulqin për të gjetur modelin për realizimin e Marrëveshjes për reprogram, e cila u nënshkrua para dy vitesh.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top