Sunday , October 25 2020
Lajmi i fundit

Komuna: BORXHI PËR TATIM NË PATUNDSHMËRI SHTATË MILION EURO

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjVetëm në bazë të tatimit të papaguar në patundshmëri Komunës së Ulqinit i kanë borxh rreth shtatë milion euro.

Që bëhet fjalë për shumë të madhe për këtë vetëqeverisje lokale tregon fakti që vitin e kaluar buxheti komunal ishte pothuajse në këtë nivel.

Nga Komuna e Ulqinit po ashtu kanë deklaruar se po shqyrtojnë rritje drastike të tatimit në patundshmëri për investitorët të cilët nuk respektojnë kontratat privatizuese, e as anekset e këtyre kontratave të nënshkruara më vonë.

Shumë lokacione atraktive në këtë komunë janë “robëruar”, sepse ato që i blenë ose qiramarrë më herët nuk kanë para të realizojnë projektet e veta, para së gjithash për ndërtimin e hoteleve të reja.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top