Monday , March 25 2019
Lajmi i fundit

Komuna borxhliu më i madh bindshëm i Ndërmarrjes komunale : KANË BORXH AFËR 700 MIJË EURO

Raporti i punës të cilin Ndërmarrja publike “Veprimtari komunale” ja ka dorëzuar Kuvendit komunal për miratim tregon që ditën e fundit të 2012 borxhi i Komunës ndaj kësaj kompani ishte 579 mijë euro. Në vend të dytë është Kriporja, borxhi i së cilës është 10 herë më i vogël nga ai i Komunës, përkatësisht ishte diçka më shumë se 40 mijë euro.

Siç mëson portali UL-info, borxhi i komunës ndaj ndërmarrjes Komunale rritet në mënyrë të pandalshme dhe në këtë vit. Njëkohësisht komuna në dy vitet e kaluara i ka paguar kësaj ndërmarrje vetëm 120 mijë euro, derisa mjetet e planifikuara me buxhet vetëm për një vit janë rreth gjysmë milioni euro për kryerjen e kësaj veprimtari.

Gjendjen në këtë ndërmarrje e vështirëson dhe fakti që asnjëfarë të ardhurash nuk janë vjelë për mbajtjen e pastërtisë dhe heqjen e mbeturinave në rripin e të mirave detare.

Të punësuarve në Ndërmarrjen komunale ju detyrohen tri rroga.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top