Saturday , October 21 2017
Lajmi i fundit

Komuna: ÇDO GJË GATI PËR FILLIMIN E NDËRTIMIT TË RRUGËS ULQIN – KRYTHË

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjMinistria e Komunikacionit dhe Detarisë ka njoftuar sot zyrtarisht se ka nënshkruar kontratën me SH.P.K “Metal Alu&Plast” nga Danillovgradi, e cila do të zhvillojë punimet në rekonstruksionin e rrugës magjistrale Ulqin–Sukubinë, respektivisht në segmentin rrugor Ulqin –Krythë.
Me kontratë është paraparë që punimet, konformë standardeve më të larta, në tërësi të përfundojnë për 360 ditë, ndërsa vlera e këtij projekti kaq të rëndësishëm është 5.824.687.33 euro. Rikonstruktimi i rrugës do të fillojë në muajin shtator.
Rruga Ulqin–Krythë do të krijojë lehtësira në lëvizjen e  mjeteve dhe njerëzve në këtë pjesë kaq të frekuentuar, veçmas gjatë stinës së verës.
Me realizimin e këtij projekti përmbushet një kërkesë e kahmotshme ndërkohë që përmirësimi i infrastrukturës rrugore mbetet detyrë dhe prioritet për strukturat udhëheqëse komunale.

One comment

  1. me sa duket kjo firm esht per ndertimin e dritareve dhe dyerve (per alumin dhe plastik)dhe jo per rregullimin infrastrukturor te rruges kryth – ulqin, mos i rreni popullin me gjera qe i kuptan edhe femiu i vogel `Metal Alu&Plast`.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top