Thursday , June 4 2020
Lajmi i fundit

Komuna: ÇDO NDIHMË VETËM PËRMES QENDRËS LOGJISTIKE

Ljoro Nrekic, Loro NrekiqNjoftohen qytetarët, personat juridik dhe OJQ-të që punën e tyre humanitare nëpërmes grumbullimit dhe ndarjes së  pakove, donacioneve në të holla ose veshmbathje, duhet ta bëjnë vetëm nëpërmes ekipit komunal të mbrojtjes dhe shpëtimit i cili për këtë qëllim ka themeluar qendrën logjistike nga ku bëhet ndarja e ndihmave qytetarëve në nevojë.

Tërheqim vërejtjen që veprimi i pavarur pa dijeninë dhe lejen e Ekipit komunal dhe ekipit koordinues nacional është në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe masat, urdhëresat dhe vendimet që janë në fuqi e që i ka sjellur Ekipi Koordinues Nacional(EKN) me qëllim te pengimit dhe përhapjes së koronavirusit.

Kontakti i qendrës logjistike është Kabineti i Kryetarit të Komunës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top