Tuesday , September 17 2019
Lajmi i fundit

Komuna: DEPONIMI I MBETURINAVE INERTE NË TOKËN PRIVATE

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjNë rend të ditës të seancës së Kuvendit komunal të Ulqinit, e cila filloi të enjten, sipas procedurës urgjente, do të jetë pika për lokacionin për deponimin e mbeturinave inerte.

Jozyrtarisht mësojmë që këto mbeturina do të deponohen në një pronë private, me pagesë mujore.

Para dy ditësh ka skaduar leja e inspekcionit ekologjik që mbeturinat të deponohen në ish deponinë „Hija“, gjersa banorët e Gaçit me dhunë kanë ndaluar që deponia të ndërtohet në këtë fshat.

Përndryshe, diçka e tillë ishte e planifikuar me Planin hapësinor – urbanistik të Komunës dhe me Planin e veprimit për deponimin e mbeturinave, të cilin e miratoi Kuvendi komunal.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top