Monday , July 15 2019
Lajmi i fundit

Komuna: DËSHIROJMË T’I NDIHMOJMË QIRAMARRËSVE TË PLAZHEVE

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjQiramarrësit e plazheve në rivierën e Ulqinit ia dërguan dje kërkesën administratës lokale, Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit dhe NP Për Administrimin e Të Mirave Detare që afati për dorëzimin e dokumentacionit dhe pëlqimit për vendosjen e objekteve të përkohshme t’ju shtyhet deri në fund të vitit.

Sipas fjalëve të kryetarit të Komunës Loro Nrekiq, qiramarrësit janë ankuar se afati në të cilin duhet të kryhet e tërë procedura është shumë i shkurtër, ndërsa tenderët për qiramarrjen e plazheve janë bërë shumë vonë.

“Ato nuk mund ta grumbullojnë dokumentacionin e nevojshëm as deri në gusht, prandaj ne do të iniciojmë mbledhjen e përbashkët në të cilën do të tentohet gjetja e kompromisit. Dëshirojmë që ligji të respektohet, qiramarrësve t’i plotësohet kërkesa, si dhe të parandalohet shfaqja e ekonomisë informale”, shtoi Nrekiq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top