Thursday , May 28 2020
Lajmi i fundit

Komuna e Ulqinit: AUTOSTRADA TË HYJË NË MAL TË ZI PRANË ZOGAJSH

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjTë gjithë partitë politike të përfaqësuara në Parlamentin e Ulqinit kanë arritur konsensus që ti dërgojnë organeve shtetërore propozimin që autostrada Adriatik-Jon të hyjë në Mal të Zi nga pjesa jugore e Liqenit të Shasit, dhe pastaj nëpër fshatrat Zogaj dhe Goranë të vazhdojë për Tivar.

Siç mëson Portali Ul-info, në letrën dërguar Qeverisë dhe Ministrisë së komunikacionit dhe detarisë thuhet se ky variant është më i përshtatshëm për lidhjen e ardhshme rrugore, ekonomike dhe sociale të Plazhit të madh dhe Adës si dhe për valorizimin e tyre.

Varianti i dytë parasheh që autostrada të hyjë në Mal të Zi nga pjesa e sipërme e Liqenit të Shasit, pastaj nëpër Krythë dhe Mërkot të vazhdojë për Tivar.

One comment

  1. Athua I pyt kush keta zotëri ?! Keta nuk janë pytur as per gjera ma minore.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top